Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë patrullimet rutinë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe përgjatë Vijës Administrative të Kufirit.
Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Këto përpjekje siç thuhet, janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij — të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë.
Misioni operon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, shkruhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

