KFOR-i, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se forcat turke kanë kryer sot patrullime rutinore në disa lokalitete në veri të Kosovës për të siguruar vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Këto kontrolle janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të misionit të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.





