Publicisti Uk Lushi, ka publikuar letrën e ushtarëve shqiptaro-amerikanë drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, në 22 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.Lushi njoftoi se sot kishte arritur letra në adresë të shefit të Shtëpisë së Bardhë.Në letër përmenden krimet e Serbisë në Kosovë, por se të arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës, ish- presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Europë prej Holokaustit gjatë L2B, të pandehurit e vetëm që janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike”.“Dhomat e Specializuara janë bërë të japin verdikt për pretendimet në Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk janë duke përmbushur funksionet me të cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosovës”.“Z. President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.” Sot Thaçi është në një qeli në Hagë bashkë me katër shqiptarë tjerë të cilët rrezikuan jetët e tyre duke luftuar tiraninë jugosllave dhe okupimin e Kosovës. Sot është e pamundshme të paramendohet që dikush do të guxonte të akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e SHBA-së”.