Komandot e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar me ata të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për njësitë elitë të forcave.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se pas rreth 14 javësh trajnimi intensiv, kandidatët për beretën blu “komando”, realizuan të premten me sukses përfundimin e kursit me të njëjtin emër.
“Komandot tona, gjatë këtij kursi tejet sfidues treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira duke demonstruar veprime luftimi me armatim dhe veprime trup me trup”, ka shkruar Mehaj në Facebook.





