Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë kanë përfunduar trajnimin tre mujor për ‘Operacione Paqeruajtëse’, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse në mesin e 15 shteteve tjera, me të cilët pjesëtaret tona patën mundësi të ndajnë përvojat më të mira dhe të përfundojnë me sukses trajnimin”, deklaroi ministri Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas ministrit Mehaj, trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aftësuar kështu edhe gjenerata të tjera të ushtarakve.





