- Reklama -

Ushtarët e Kosovës e nxjerrin të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar

Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është nxjerrë nga rrënojat edhe nënëa e fëmijës dyvjeçar që u shpëtua pak orë më parë në zonën Hatay të Turqisë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një shkrimi në facebook.

- Reklama -

“Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.
Ju lumtë krenaria jonë!”, ka shkruajtur Meha.

FSK përmes një njoftimi shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit do vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”- thuhet ne njoftim.

Sipas të dhënave të fundit, ka arritur në mbi 11 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti i të hënës në Turqi dhe Siri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort