Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it po kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe traziravenë kampin “Novo Selo” në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, për të ruajtur gatishmërinë e tyre operacionale.
KFOR në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se këto përpjekje janë pjesë e aktiviteteve të përditshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Tutje, KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.
Ndërkaq, në njoftim KFOR-i ka theksuar se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.