Ushtarët e Floridas, të angazhuar në kuadër të KFOR-it, kanë zhvilluar patrullime të rregullta përgjatë vijës kufitare në zonën lindore të vendit.
Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime kanë për qëllim ruajtjen e sigurisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit për situatën në terren.
Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm në rajon, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Misioni i KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar në siguri dhe liri të lëvizjes.
Gjithashtu, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX, të cilat kanë role kyçe si reagues të sigurisë në vend.





