Home LAJME Ushtarët e FSK-së trajnohen nga amerikanët për qitjen me mortaja

Ushtarët e FSK-së trajnohen nga amerikanët për qitjen me mortaja

0
Ushtarët e FSK-së trajnohen nga amerikanët për qitjen me mortaja

Një ekip mobile e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar një trajnim me mortaja bashkë me Organizatën nga ShBA-ja të Menaxhimit të Trajnimit të Asistencës së Sigurisë.

“Së bashku më të fortë

Profesionalizmi, disiplina, përkushtimi e besimi  i ndërsjellë me aleatët tanë, kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  një ekipë mobile  nga Security  Assistence Training Menagment Organization  (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike  është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në  Melle  të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here