LAJME

Ushtarët britanikë do të qëndrojnë në Kosovë edhe për së paku tri vjet

Ushtarët britanikë do të qëndrojnë në Kosovë edhe për së paku tri vjet
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2023, 16:04

Ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar që veprojnë në kuadër të misionit KFOR në Kosovë u është vazhduar mandati edhe për tri vjet.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey.

“Mbretëria e Bashkuar do ta vazhdojë prezencën e saj në KFOR edhe për tri vjet tjera. Është shenjë se sa të përkushtuar jemi për sigurinë tuaj, sovranitetin e lirinë tuaj”, ka thënë Heappey.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika