Kryeministri i Shqipërsisë, Edi Rama, ka njoftuar të dielën se ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë qenë në Letoni në mbështetje të NATO-s.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se ushtarët shqiptarë kanë marrë pjesë në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.
- Reklama -
Sipas Ramës, ushtarët patën detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave.
“Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, ka shtuar Rama.
- Reklama -