Kalo te përmbajtja
LAJME

Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim të FSK-së

Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim të FSK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2022, 19:56

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë një ekip i FARSH-it është duke realizuar trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se përveç personelit nga FARSH-it dhe FSK-së, pjesë e këtij trajnimi janë edhe pjesëtarë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Vëllezërit e motrat tona , ushtarakë e ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së QNTKSH ka ngritur hapësirat trajnuese duke krijuar infrastrukturën e duhur për realizimin e trajnimeve bazike dhe të avancuara në fushën e kërkim-shpëtimit, si dhe certifikimin e kuadrove vendore dhe atyre ndërkombëtare. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, ka shkruar Mehaj në Mehaj.

Ndryshe, trajnimi ka për qëllim të bëjë përgatitjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e Operacioneve Reale të Kërkim-Shpëtimit Urban./Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika