LAJME

Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2021, 18:02

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë për vizitë në Kosovë të mërkurën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Presidentja von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.

Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

Agjenda e konfirmuar nga BE-ja:

E Mërkurë, 29 Shtator 2021

09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendmbajtja: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendmbajtja: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti
Vendmbajtja: Kopshti i fëmijëve ‘Cicërimat’, Kalabri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika