LAJME

Urdhri ‘‘Dr Ibrahim Rugova’’ për Hovenier, Guerot: Çmim i merituar për një ambasador të madh, mik i shkëlqyer

Urdhri ‘‘Dr Ibrahim Rugova’’ për Hovenier, Guerot: Çmim i merituar për një ambasador të madh, mik i shkëlqyer
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2024, 13:43

Ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guerot, e ka cilësuar si një mik dhe koleg të shkëlqyer, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, pasi që këtij të fundit iu nda urdhri ‘‘Dr Ibrahim Rugova’’, nga presidentja Vjosa Osmani.Ambasadori francez ka thënë edhe se Hovenier është ambasador i madh, dhe se ky çmim i ndarë për të është çmim i merituar.

Guerot ka shprehur edhe kënaqësi që ai ka punuar me Hovenier për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.‘‘Sonte miku dhe kolegu im i shkëlqyer Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderuar me Urdhrin “Dr Ibrahim Rugova”, nga presidentja Vjosa Osmani. Një çmim i merituar për një Ambasador të madh me të cilin pata kënaqësinë të punoja, duke ndihmuar Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike’’, ka shkruar ai në platformën ‘‘X’’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika