LAJME

Ura e Gurit ndiçohet me ngjyrë rozë, në mbështetje të të prekurve me kancer të gjirit

Ura e Gurit ndiçohet me ngjyrë rozë, në mbështetje të të prekurve me kancer të gjirit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2023, 19:55

Në kuadër të muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me një pjesëmarrje masive, me biçikleta e stolisëm Prizrenin në rozë, ngjyrë kjo simboli i ndërgjegjësimit për këtë sëmundje dhe simbol i solidaritetit me gratë që janë prekur nga ajo.

Duke mbështetur kauzën “Race for the Cure”, si K.Ç. Pro Bike Prizren me mbështetjen e organizatës Renesansa përgjatë çiklizmit nëpër rrugët e Prizrenit të bukur u munduam të risim ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit.

“Me Biçikleta ta ndriçojmë Prizrenin në Rozë”🎀🚴 ishte një ngjarje e bukur dhe frymëzuese që bashkoj komunitetin lokal për një qëllim të madh dhe nxiti solidaritetin dhe sensibilizimin në luftën kundër kancerit.

Aktivitetin e përfunduam në zyret e shoqatës Renesansa në Prizren ku gjetëm një mikpritje të ngrohtë. Aty u informuam në detaje në lidhje me aktivitetet e tyre. Dëgjuam vështirësitë që përjetojnë të prekurit nga kjo sëmundje dhe vlerësuam alternativat e mbështetjes në rrugëtimin e tyre drejt shëndetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika