LAJME

UPZ “Ukshin Hoti” dhe spitali i Prizrenit nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

UPZ “Ukshin Hoti” dhe spitali i Prizrenit nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2024, 17:16

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Në ceremoninë e nënshkrimit, Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Mentor Alishani, mirëpriti Drejtoreshën Ekzekutive të Spitalit, Dr. spec. Narqize Arënliu – Hoxhaj, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, njofton faqja zyrtare e Universitetit.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për të dyja institucionet, duke synuar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Krahas këtyre aktiviteteve, do të zhvillohen edhe iniciativa të tjera të përbashkëta që do të forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve

Gjatë takimit, Rektori Alishani dhe Drejtoresha Arënliu – Hoxhaj shprehën përkushtimin e tyre për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukative në komunitetin e Prizrenit dhe më gjerë. Të dyja palët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti, që do të sjellë përfitime konkrete për studentët, stafin dhe gjithë komunitetin.

Ky bashkëpunim i ri është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjes mes arsimit dhe shëndetësisë, duke krijuar mundësi të reja për të dyja institucionet që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prizrenit dhe të ofrojnë një mbështetje të madhe për kauzat që prekin të gjithë ne, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika