Më 21 janar 2026, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren mirëpriti në një takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, në kuadër të përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Takimi u mbajt në ambientet e Universitetit dhe kishte për qëllim prezantimin e vizionit strategjik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, si dhe hapjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me Ambasadën e Italisë mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushat akademike, kulturore, institucionale dhe ekonomike.
Një fokus i veçantë ishte prezantimi i Këndi Italia, një hapësirë e dedikuar për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në Kosovë, e themeluar me mbështetjen e bashkëpunimit civil-ushtarak (CIMIC) të KFOR-it Italian të Regional Command West. Këndi Italia synon të shërbejë si një pikë referimi për studentët, stafin akademik dhe komunitetin e gjerë, duke ofruar kurse të gjuhës italiane, aktivitete kulturore dhe mbështetje për mobilitet akademik dhe profesional drejt Italisë.





