LAJME

Universiteti “ Ukshin Hoti”, përfitues i Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 nga ambasada e SHBA-ve

Universiteti “ Ukshin Hoti”, përfitues i Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 nga ambasada e SHBA-ve
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2024, 16:01

Zyra për informim e Universiteti ‘‘Ukshin Hoti’’ në Prizren, njofton se ky institucion i lartë arsimor  është fitues i Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 të financuar nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo përmes Kosovo United States Alumni – Kusa Kosovo.

“Universiteti ynë ka fituar projektin me titull ‘‘Forcimi i kërkimit dhe zhvillimit përmes funksionalizimit efektiv të Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Transferin e Dijes (QKIDT) në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP)”.

Më datë 15.12.2023, koordinatorja e projektit, Dr. Dorinë M. Rakaj dhe përfaqësuesi i KUSA z. Fisnik Ahmeti kanë nënshkruar marrëveshjen për këtë projekt. Ky projekt është në harmoni me qëllimet e Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 e që ka bëjë me mbështetjen e aktiviteteve të lidhura me ngritjen ose funksionalizimin e qendrave të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) të IAL-ve akademike.

Universiteti ynë falënderon përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe stafin e KUSA-s në Prishtinë për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve në drejtim të hulumtimit.

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.” thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika