LAJME

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ngritet 1864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ngritet 1864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2025, 10:07

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar rritje për 1864 vende më lart në ranglistën ndërkombëtare Webometrics, krahasuar me korrikun e vitit 2024.

Sipas njoftimit nga universiteti, ky sukses në këtë ranglistë është dëshmi e reformave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

“Ky avancim tregon një përpjekje të vazhdueshme për të fuqizuar pozitën e universitetit në arenën globale, duke ofruar mundësi më të mira për studentët dhe stafin akademik. Përmirësimi në këtë ranglistë është dëshmi e reformave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit. Kjo rritje në ranglistën Webometrics jo vetëm që e bën Universitetin “Ukshin Hoti” më konkurrues në rajon, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e imazhit të arsimit të lartë në Kosovë”, thuhet tutje në faqen zyrtare të universitetit.
Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika