- Reklama -

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës

Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare dhe rajonale, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik me Universitetin e Tetovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, dhe rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

- Reklama -

Në një njoftim zyrtar nga ky universitet thuhet se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i lidhjeve akademike, arsimore dhe kërkimore ndërmjet dy institucioneve, përmes shkëmbimeve të stafit akademik dhe studentëve, zhvillimit të përbashkët të projekteve kërkimore, si dhe organizimit të konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera shkencore me interes të përbashkët.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy universitetet angazhohen të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim ndërinstitucional, aplikim të përbashkët në fonde kërkimore dhe projekte zhvillimore, si dhe shkëmbim përvojash në fushat arsimore dhe kulturore. Marrëveshja do të jetë në fuqi për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi rinovimi, dhe pritet të kontribuojë në rritjen e cilësisë akademike dhe ndërkombëtarizimin e të dy institucioneve të arsimit të lartë. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal akademik dhe shkencor, duke krijuar ura të reja komunikimi e zhvillimi mes dy universiteteve”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort