- Reklama -

Universiteti “Ukshin Hoti” në Gjimnazin “Loyola” prezanton mundësitë dhe bursat për studentët e rinj

Mundësitë që ofron Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren për studentët e rinj janë prezantuar nga Qendra e Karrierës dhe Alumnit para nxënësve të Gjimnazit “Loyola”.

Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit e gjimnazit janë informuar për programet e studimeve, mundësitë për bursat studimore dhe aktivitetet tjera dedikuar studentëve.

- Reklama -
Takimi, sipas njoftimit, është hapur nga Milot Krasniqi, i cili ka theksuar rëndësinë e edukimit të lartë dhe mundësitë që universiteti ofron për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.
Gjithashtu ka prezantuar programet e ndryshme të studimit, të cilat sipas tij “janë të dizajnuara për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës dhe nevojave të studentëve”.

Ndërkaq Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Serdan Kervan, ka paraqitur mundësitë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rëndësinë e tyre për studentët që kërkojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një shkallë globale. Ajo ka vënë në pah mundësitë e shkëmbimit dhe përfitimin e njohurive nga universitetet partnere.

Përfaqësueset e Parlamentit Studentor, Bleona Buduri dhe Samire Karavidaj, kanë ndarë përvojat e tyre si studente të këtij universiteti, duke theksuar mundësitë që studentët kanë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme jashtë programit akademik.

Të pranishmit, sipas njoftimit nga Qendra e Karrierës dhe Alumnit, janë njoftuar për mundësitë e ndryshme të bursave, që janë të hapura për studentët e merituar, përfshirë ato bazuar në suksesin akademik.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort