LAJME

Universiteti “Ukshin Hoti” forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës në KSU të Turqisë në kuadër të Erasmus+

Universiteti “Ukshin Hoti” forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës në KSU të Turqisë në kuadër të Erasmus+
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2026, 07:35

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se po vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar përmes pjesëmarrjes në programin Erasmus+.

Në këtë kuadër, prorektorja Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe prorektori Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, realizuan një vizitë zyrtare në Universitetin Kahramanmaraş Sütçü İmam (KSU) në Turqi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë vizitës, delegacioni u prit nga rektori i KSU-së, Prof. Dr. İbrahim Taner Okumuş, ku u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, me fokus në projekte ndërkombëtare, programe të studimeve pasuniversitare dhe mobilitet akademik.

Në njoftim thuhet se në kuadër të aktiviteteve akademike, prorektorja Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe prorektori Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, zhvilluan aktivitete dhe takime me studentë dhe staf në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik, ku prezantuan përvojën akademike dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Po ashtu, bëhet e ditur se delegacioni zhvilloi takime me përfaqësues të Zyrës Erasmus+ për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të projekteve KA171.

“Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm për Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në drejtim të ndërkombëtarizimit dhe forcimit të partneriteteve strategjike” – thuhet në njoftimin e Universitetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika