Home LAJME Universiteti “Ukshin Hoti” dhe OJQ “EC Ma Ndryshe” diskutuan për integrimin e Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe OJQ “EC Ma Ndryshe” diskutuan për integrimin e Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër

0
Universiteti “Ukshin Hoti” dhe OJQ “EC Ma Ndryshe” diskutuan për integrimin e Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër

Është mbajtur takimi koordinues mes përfaqësuesve të organizatës CARE nga Gjermania dhe Kosova, OJQ-së “EC Ma Ndryshe” dhe udhëheqjes së Universitetit të Prizrenit, ku u diskutua rreth integrimit të Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër në kuadër të strukturës institucionale të universitetit.

Në njoftimin e Universitetit thuhet se takimi kishte për qëllim harmonizimin e hapave të mëtejmë dhe definimin e rolit të secilës palë në këtë proces, si dhe koordinimin e veprimeve drejt funksionalizimit të qëndrueshëm të laboratorit në ekosistemin akademik universitar.

Sipas njoftimit, të pranishëm në takim nga CARE Gjermania kanë qenë Juliane Strub (Desk Officer Balkans, CARE DE), Lara Dobriëolski, (Desk Officer and Donor Engagement, CARE DE) dhe Melita Bytyçi Kelmendi, (Project Manager) nga CARE Kosova, si dhe Fisnik Minci dhe Muniba Hamza nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren thekson se në këtë takim është përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, rektor, Prof. Ass. Dr. Luan Vardar, prorektor, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, prorektore dhe Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi, dekane e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

“Takimi u karakterizua nga bashkëpunim i ngushtë dhe diskutime konstruktive, me angazhim të përbashkët për të siguruar integrimin funksional dhe të qëndrueshëm të Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër brenda Universitetit të Prizrenit. Universiteti falënderon partnerët për mbështetjen dhe koordinimin e vazhdueshëm në këtë proces me rëndësi të veçantë për avancimin institucional dhe akademik” – thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here