- Reklama -

Universiteti ‘Ukshin Hoti’ anëtarësohet në Qendrën e Inovacionit Digjital

Rektori prof.asoc.dr.Samedin Krrabaj, ka nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në Qendrën e Inovacionit Digjital me lokacion në ITP Prizren. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare te Universitetit n֝ë Facebook .

Sipas njoftimit kjo qendër ndihmon bizneset lokale dhe institucionet arsimore të bashkohen duke kryer kërkime dhe hulumtime mbi ide të reja për digjitalizimin e proceseve të tyre.

- Reklama -

“Universiteti është koordinator i modulit të testimit para investimit të ideve inovative e cila i mundëson stafit akademik dhe studentëve të kryejnë hulumtime të ndryshme gjatë testimeve të ideve të ndryshme për digjitalizimin e proceseve të bizneseve të vogla dhe ato  të mesme në Kosovë dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të kësaj qendre Universiteti ‘Ukshin Hoti’ do të ofrojë trajnime të ndryshme, konsulta profesionale për komunitetin e biznesit. Universiteti do të jetë pjesë e shumë projekteve përmes kësaj qendre e cila është një burim i shkëlqyer për gjenerimin e fondeve për hulumtime.

“Prorektorja prof.ass.dr.Zirije Hasani dhe ass.Endrit Fetahu, kanë qenë të përfshirë prej më shumë se një vit në këtë projekt i cili u jetësua me nënshkrimin zyrtar nga ana e rektorit të Universitetit tonë. Universiteti përfiton vlerë monetare mbi 100000 mijë euro për realizimin e aktiviteteve”, thuhet tutje në njoftim.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort