Rektori prof.asoc.dr.Samedin Krrabaj, ka nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në Qendrën e Inovacionit Digjital me lokacion në ITP Prizren. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare te Universitetit n֝ë Facebook .
Sipas njoftimit kjo qendër ndihmon bizneset lokale dhe institucionet arsimore të bashkohen duke kryer kërkime dhe hulumtime mbi ide të reja për digjitalizimin e proceseve të tyre.
“Universiteti është koordinator i modulit të testimit para investimit të ideve inovative e cila i mundëson stafit akademik dhe studentëve të kryejnë hulumtime të ndryshme gjatë testimeve të ideve të ndryshme për digjitalizimin e proceseve të bizneseve të vogla dhe ato të mesme në Kosovë dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.





