LAJME

Prizreni prin me lidhje ilegale të ujit, 21 raste të zbuluara brenda një jave

Prizreni prin me lidhje ilegale të ujit, 21 raste të zbuluara brenda një jave
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2026, 06:49

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë zbuluar gjithsej 24 lidhje të paautorizuara të ujit në zonën e saj të shërbimit.

Nga këto raste, 21 janë evidentuar në Prizren, dy në Suharekë dhe një në Malishevë.

Sipas kompanisë, ekipet e saj do të vazhdojnë kontrollet në terren dhe ndërmarrjen e masave ndaj rasteve të lidhjeve të paautorizuara, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimin e furnizimit të rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët.

Rastet e shumta të lidhjeve ilegale në Prizren ngrejnë shqetësimin se një pjesë e konsumatorëve vazhdojnë ta keqpërdorin rrjetin e ujësjellësit, pavarësisht pasojave që kjo mund të ketë për furnizimin e qytetarëve të tjerë.

Pse të vidhet uji, kur një familje paguan mesatarisht rreth 12 deri në 16 euro në muaj për këtë shërbim? Keqpërdorimi i ujit jo vetëm që dëmton kompaninë e ujësjellësit, por mund t’ua pamundësojë konsumatorëve të tjerë furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm – një nevojë elementare për çdo familje.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë në terren për të identifikuar dhe trajtuar rastet e lidhjeve të paautorizuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika