LAJME

Universiteti i Prizrenit priti delegacionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Universiteti i Prizrenit priti delegacionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2026, 08:32

Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, priti në një takim zyrtar delegacionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Shpend Shabani.

Sipas njoftimit, delegacioni i AKSP-së përbëhej nga Prof. Dr. Vilard Bytyqi, u.d. dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, Prof. Dr. Anita Zenuni, prodekane e Fakultetit të Sigurisë Publike, Fitim Osmani, u.d. drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore, si dhe Avni Istrefi, udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë.

Në takim thuhet se morën pjesë edhe prorektorët e Universitetit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj.

Siç bëhet e ditur, gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, me fokus në finalizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

“Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e krijimit të një partneriteti të qëndrueshëm, i cili do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, profesionale dhe hulumtuese, shkëmbimin e përvojave ndërmjet stafit dhe studentëve, si dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika