LAJME

Universiteti i Prizrenit përkujton 27-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, figurës që mban emrin e tij

Universiteti i Prizrenit përkujton 27-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, figurës që mban emrin e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2026, 13:01

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka përkujtuar 27-vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, figurës emrin e së cilës e mban ky institucion i arsimit të lartë.

Në mesazhin përkujtimor, universiteti vlerësoi lart kontributin e Ukshin Hotit në mendimin politik shqiptar, dijen dhe përpjekjet për liri, duke e cilësuar atë si simbol të guximit intelektual dhe të mendimit të lirë.

Sipas universitetit, Ukshin Hoti ishte një ndër figurat që nuk heshti përballë padrejtësive dhe që besoi se dija dhe e vërteta janë themel i një shoqërie të zhvilluar dhe demokratike.

Po ashtu, u theksua se mungesa e zbardhjes së fatit të tij vazhdon të mbetet një plagë e hapur dhe obligim moral për drejtësi.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ritheksoi përkushtimin për ta ruajtur gjallë frymën e dijes, dinjitetit dhe guximit që përfaqësoi Ukshin Hoti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika