Në Raportin Vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është vlerësuar pozitivisht, pa asnjë gjetje që lidhet me keqmenaxhim të fondeve publike. Ky vlerësim konfirmon përkushtimin e Universitetit ndaj qeverisjes së mirë, transparencës dhe integritetit në administrimin financiar.
Auditimi është kryer në kuadër të auditimit të përgjithshëm për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në të cilën Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është një nga njësitë vartëse.
Raporti i ZKA-së është pranuar nga Universiteti më 26 qershor 2025, duke përforcuar më tej vlerësimin e integritetit financiar dhe funksionimit korrekt të institucionit.





