Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” për studentët e rinj do të organizojë javën e mirëseardhjes ku me këtë rast do të realizohen aktivitete të ndryshme, me qëllim që studentët të përgatiten për jetën studentore.
“Të gjithë në Universitet janë të entuziazmuar që të takohen me ju dhe së bashku, ne kemi bashkuar një program kualitativ dhe emocionues të ngjarjeve dhe aktiviteteve që do t’ju ofrojnë informacion thelbësor për të filluar, mundësi për tu socializuar, eksploruar dhe kontribuar dhe t’ju sigurojnë përshtypjen e parë pozitive dhe lidhjen e qëndrueshme me Universitetin”, thuhet tutje në njoftimin e universitetit.





