Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.
Marrëveshja është firmosur nga rektori i Universitetit, Mentor Alishani, dhe u.d. drejtori i Institutit Albanologjik, Naim Berisha.
Universiteti i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim shkencor

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, dy institucionet do të bashkëpunojnë në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave shkencore, ligjëratave dhe hulumtimeve të ndryshme, sikurse edhe projekte tjera të përbashkëta shkencore.
“Të dyja palët janë pajtuar që të botojnë studime monografike dhe vëllime dokumentare nga fusha e gjuhësisë dhe fushave të tjera filologjike, por edhe të angazhohen në promovimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.
Në takim kanë marrë pjesë edhe Adil Olluri, sekretar shkencor i Institutit Albanologjik; Nuridin Ahmeti, shef i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik; dhe Xhefar Beqiraj, dekan i Fakultetit të Filologjisë e Shkëlqim Millaku nga Universiteti “Ukshin Hoti”, të cilët kanë kontribuar me ide dhe propozime akademike për konkretizimin e bashkëpunimit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

