- Reklama -

Universiteti i Prizrenit, bashkëorganizator i një konference shkencore ndërkombëtare në Durrës

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Mentor Alishani, ka qenë bashkëorganizator i Konferencës së 15-të Ndërkombëtare Shkencore të Fakultetit të Biznesit, mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit më 23 dhe 24 prill 2025.

Kjo konferencë me temë “Transformimi i Ekonomive: Inovacioni, Qëndrueshmëria dhe Zhvillimi Ekonomik në Epokën e Integrimit në BE”, mblodhi akademikë dhe studiues nga rajoni dhe më gjerë për të trajtuar sfidat dhe mundësitë e ekonomive moderne në kontekstin e integrimit evropian.

- Reklama -

Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, Universiteti i Prizrenit u përfaqësua nga Rektori Prof. Mentor Alishani, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Serdan Kervan, si dhe anëtari i Këshillit Drejtues, Prof. Isuf Lushi. Gjatë qëndrimit në Durrës, delegacioni zhvilloi një takim të frytshëm me Rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Shkëlqim Fortuzi, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit akademik mes dy institucioneve.

Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimi i përbashkët i projekteve kërkimore, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe edukimit.

Ky angazhim i Universitetit “Ukshin Hoti” dëshmon përkushtimin e tij ndaj ndërkombëtarizimit dhe rritjes së cilësisë akademike nëpërmjet bashkëpunimeve strategjike me universitetet partnere në rajon dhe më gjerë.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort