Në kuadër të informimit lidhur me orientimin profesional dhe mundësitë e studimit në Universitetin Hildesheim/Hannover në Gjermani, sot, para maturantëve të “Loyola-Gymnasium”, ofertën e këtij universiteti e ka shpalosur z. Jürgen Sander, prorektor i këtij universiteti.
Ky qe një rast i mirë që maturantët tanë të merrnin informacionet e nevojshme për këtë universitet, në kohën kur duhet të përcaktohen për profesionin e tyre jetësor, që, sigurisht, përbën një sfidë më vete, përballjen me të cilën do ta kenë më të lehtë me ndihmën e të gjithë faktorëve relevantë, duke përfshirë edhe shkollën.







