Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim
(ORCA) do të bashkëpunojnë në fusha me interes reciprok. Për këtë qëllim, të hënën, rektori i
UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Drejtori Ekzekutiv i ORCA-s, Z. Rron Gjinovci, dhe
menaxheri i projektit Z. Drilon Krasniqi nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e
projektit të Cilësisë, Llogaridhënies, Integritetit dhe Transparencës në Arsimin e Lartë – QAINT,
me ndihmë financiare nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), i cili zbatohet nga
konzorciumi KEC, ORCA.
Qëllimi i këtij memorandumi është të sigurojë mbështetje për UFAGJ-në për të përmbushur
nevojat për integritet akademik, rritjen e përgjegjësisë, dhe transparencës përmes monitorimit të
ngushtë të procesit të promovimeve akademike.







