UNESCO ka thënë se ka prova se përdorimi i tepërt i telefonit është i lidhur me reduktimin e performancës arsimore dhe se koha para ekranit ndikon negativisht në stabilitetin emocional të fëmijëve.
UNESCO paralajmëroi ata që janë krijues të “metodave të reja të të mësuarit” kundër pranimit të pamatur të teknologjisë digjitale, duke argumentuar se ndikimi i saj pozitiv në rezultatet e të mësuarit dhe efikasitetin ekonomik mund të mbivlerësohet dhe se diçka e re nuk është gjithmonë domosdoshmërisht më e mirë.
“Jo të gjitha ndryshimet paraqesin përparim. Vetëm për shkak se diçka është e re dhe e sapo projektuar, nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të zbatohet menjëherë kudo”, thuhet në rekomandimi ne UNESCO-s.
Duke qenë se mësimi online po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, veçanërisht në universitete, UNESCO apelon që të mos neglizhohet “dimensioni social” i arsimit në të cilin studentët mbajnë mësim ballë për ballë.
“Revolucioni digjital ka potencial të pamatshëm, por ashtu siç janë dhënë paralajmërimet se si duhet të rregullohet në shoqëri, vëmendje e ngjashme duhet t’i kushtohet mënyrës se si përdoret në arsim”, ka thënë drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.
Ndërsa teknologjia potencialisht mund të hapë mundësi mësimi për miliona njerëz në planet, përfitimet janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, pasi sipas UNESCO-s, njerëzit më të varfër janë të përjashtuar efektivisht.