LAJME

Nis dezinsektimi në Landovicë

Nis dezinsektimi në Landovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2026, 19:34

Pas nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik fitues për kryerjen e shërbimeve të Dezinfektimit, Dezinsektimit dhe Deratizimit (DDD), sonte ka nisur ndërhyrja në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërhyrja është realizuar pas shqetësimeve të banorëve dhe kërkesave të tyre për marrjen e masave për shkak të pranisë së shtuar të insekteve.

Procesin e dezinsektimit në Landovicë e ka inspektuar nga afër drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, me qëllim që ndërhyrja të realizohet në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me nevojat e banorëve.

Sipas Drejtorisë, ndërhyrje të tilla do të vazhdojnë në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika