Bregdeti shqiptar vazhdon të jetë zgjedhja e parë për shumë shqiptarë që vijnë nga trevat shqiptare të Kosovës apo Maqedonisë.Por kur vijnë në Shqipëri, shumë pushues zhgënjehen nga ajo që gjejnë këtu, kryesisht me shërbimin.Ata shpeshherë bëjnë denoncime të ndryshme se si pronarët e restoranteve dhe hoteleve abuzojnë me pushuesit.
“Unë jam këtu zot shpie”, kosovari shkon për pushime në Durrës, pronari e nxjerr jashtë natën

Një qytetar për Joq ka treguar një ngjarje aspak normale që i ka ndodhur në Durrës, aty ku ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij.Qytetari ka treguar e sapo ka mbërritur në Durrës, ashtu siç ndodh gjithmonë pronarët e banesave që jepen me qira i kanë dalë në rrugë për t’i ofruar një banesë pushimi. Më tej ai ka treguar se pasi ka rënë dakord për të marrë me qira për 5 ditë një banesë, një incident i papritur i ka ndodhur.Qytetari shprehet se në mes të natës dhe në natën e katërt të qëndrimit një person ka hyrë brenda dhomës së tyre dhe u ka kërkuar të dalin jashtë. Sipas tij ky person ishte pronari i banesës, ndërsa personi që u kishte dhënë me qira banesën ishte djali i burrit në fjalë dhe nuk ishin marrë vesh.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

