Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Mekanizuar të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura Greke, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City.
Sipas njoftimit, takimi u fokusua në situatën e sigurisë rajonale, ku gjeneralmajori Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë në mënyrë të paanshme dhe transparente.





