Home LAJME Ulja e temperaturave pritet të sjellë rritje të rasteve me Coronavirus?- Flasin profesionistët shëndetësorë!

Ulja e temperaturave pritet të sjellë rritje të rasteve me Coronavirus?- Flasin profesionistët shëndetësorë!

0
Ulja e temperaturave pritet të sjellë rritje të rasteve me Coronavirus?- Flasin profesionistët shëndetësorë!

Ulja e temperaturave dhe fillimi i sezonës dimërore vjen edhe me shfaqjen e gripeve sezonale, raporton Gazeta Blic.Në këtë periudhë këto viruse kanë rritje të infeksioneve dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe me virusin Covid-19.Kështu tha në një intervistë për “Gazeta Blic” infektologu Hamdi Ramadani.

Ramadani theksoi se megjithëse Covid-19 ka tendencë të rritet, imunizimi në masë dhe numri i lartë i personave që e kanë kalauar këtë virus mund të jenë faktor që nuk do të ketë valë të re.“Eshtë e vërtetë që ulja e temperaturave, koha e vjeshtës apo sezona dimërore, zakonisht rastet me sëmundje virale kanë rritje të infeksioneve, qoftë infeksione epidemike apo sporadike.Edhe pandemia e ka karakterin që ka tendencë që do të rritet.

Situata këtu tek ne bazuar në të dhënat që janë publikuar, numri i madh i personave që e kanë patur infeksionin dhe e kanë kaluar, vaksinimi në një numër të madh që është bërë, pra kur imunizimi i qytetarëve është në një përqindje të madhe, janë këta faktorë që mendoj që nuk do të ketë ndonjë rritje të madhe apo valë e madhe e infeksioneve”Ramadani tha se mbetet të shihet se si do të veprojë virusi i gripit sezonal gjatë takimit me Covid-19 dhe si do të reflektojnë tek njëri-tjetri.

“Nga ana tjetër eshtë edhe gripi sezonal që e kemi nga nëntori apo dhjetori, është një lloj virusi që po ashtu shfaqet në këtë stinë që po ashtu i ka disa karakteristika.Tani mbetet të shihet se si virusi sezonal i gripit si do të veprojë në kontaktin me virusin Covid-19 dhe si do të reflektojnë këto takime njëra me tjetrën.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë ajo që në mjekësi njihet si fenomen i ndrydhjes apo i kufizimit të njërit virus. Por Covid-19 dhe virusin e gripit sezonal, në kontakte me njëra-tjetrën, ende nuk ka ende të dhëna se si do të shfaqet kjo. Megjithëse mbetemi ende në një situatë pandemike me maska, distancë dhe higjienë kur këto masa edhe tek gripi edhe tek Covid-19 e kanë efektin mbrojtës ose parandalues.

Këto masa do të mundësojnë që mos të kemi ndonjë rritje të madhe të infeksioneve ose të sëmurëve pasi kemi edhe një numër të madh të qytetarëve të imunizuar. E kemi një numër të madh të popullatës imune për disa muaj” tha Ramadani për “Gazeta Blic”

Një konstatim tjetër ka mjeku infektolog, Shemsedin Dreshaj.Dreshaj tha për “Gazeta Blic” se ulja e temperaturave nuk ndikon në rritjen e rasteve me Covid-19 pasi ky nuk është virus i influencës por koronavirus.“Jo, temperaturat mund të kenë ndikime indirekte por jo ndikime të drepërdrejta në përhapjen e Covid-19.

Për shkak se ky nuk është virus i influencëc, ky është koronavirus i cili ka karakteristika të tjera epidemiologjike dhe të qëndrueshmërisë në ambientin e jashtëm” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.Ditët e fundit është ulur ndjeshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me Covid në vendin tonë.Në intervalion kohor të 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person si dhe kanë rezultuar pozitivë 41 të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here