Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë ka publikuar raportin për tregun e komunikimeve elektronike ku shihet se ka rënie të numrit të përsoruesve të telefonisë mobile, transmeton Albinfo.ch.
“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të dytë (TM2-2022) është 1,728,014 përkatësisht për –11.00% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2021) . Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2022 numri i përdoruesve është –0.23% me i ultë.
Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 95.18% të numrit të popullsisë”, thuhet në raportin e ARKEP-it.





