LAJME

Ukraina thotë se armëpushimi nuk po respektohet nga trupat ruse

Ukraina thotë se armëpushimi nuk po respektohet nga trupat ruse
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2022, 12:47

Një armëpushim i rënë dakord mes Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar civilët të largohen nga qyteti i Mariupolit nuk po respektohet plotësisht, sipas Këshillit të qytetit.

Në një mesazh të postuar në Telegram, këshilli tha se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar.

Zyrtarët ukrainas po negociojnë me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit, thuhet në mesazh, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

“Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë dhe përdorin artileri. Është një çmenduri”, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov.

“Nuk ka armëpushim në Mariupol dhe nuk ka armëpushim gjatë gjithë rrugës. Civilët tanë janë gati të shpëtojnë, por ata nuk mund të shpëtojnë nën granatimet”, shtoi ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika