LAJME

Ukraina: Po i përcjellim nga afër zhvillimet mbi urën e Krimesë

Ukraina: Po i përcjellim nga afër zhvillimet mbi urën e Krimesë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2023, 12:07

Autoritetet ukrainase thanë se po i përcjellin nga afër zhvillimet mbi urën e Krimesë, ku mbetën të vdekur të paktën dy persona.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, tha se janë duke vëzhguar situatën, ndërsa shtoi se po presin dështimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne po shikojmë me interes se një nga simbolet e regjimit të Putinit edhe një herë dështoi të përballojë ngarkesën ushtarak”, tha Artem Dekhtiarenko.

Për këtë ndodhi, shkurtimisht ka reaguar edhe kabineti i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo strukturë ilegale e përdorur për të dorëzuar instrumentet ruse të vrasjeve masive është domosdoshmërisht jetëshkurtër, pavarësisht nga arsyet e shkatërrimit”, thuhet në shkrimin e Mykhailo Podolyakut, që është pjesë e kabinetit të Zelenskyt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika