Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak ka thënë në një njoftim në Twitter se qëndrimet e shtetit që ai përfaqëson nuk kanë ndryshuar në raport me Rusinë.
Negociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, ka thënë më herët se të dy palët janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO.





