LAJME

Ujku e tërhoqi zvarrë 5-vjeçaren në Brod, ShSKUK jep detaje: Është vaksinuar dhe e kemi në mbikëqyrje

Ujku e tërhoqi zvarrë 5-vjeçaren në Brod, ShSKUK jep detaje: Është vaksinuar dhe e kemi në mbikëqyrje
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Gusht 2025, 14:09

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçare nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Tutje në njoftim thuhet se sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.

“Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare. Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar psikologu klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

“Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika