Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të shpejtë por efektive që të mbani larg problemet shëndetësore gjatë dimrit, mos kërkoni më tej, pasi eksperti Dixa Bhavsar, kohët e fundit, ndau një pije që përgatitet lehtë dhe që është e përkryer për muajt e ftohtë.
Merrni një litër ujë, shtoni gjysmë lugë xhenxhefil të thatë dhe zieni derisa të zvogëlohet në 750 ml.
Përfitimet shëndetësore të kësaj pije:
*Ndihmon në përmirësimin e tretjes.
*Ndihmon në menaxhimin e peshës.
*Ju mban larg të ftohtit dhe kollës.
*Përmirëson imunitetin tuaj.
*Ndihmon në reduktimin e fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve të barkut.
“Ky ujë është i ngrohtë në natyrë, kështu që nuk rekomandohet për njerëzit që kanë gjakderdhje të tepërt/çrregullime të ngrohjes,” tha Bhavsar.