Zvicra ka hyrë në mesin e tetë kombëtareve më të mira të Evropës
UEFA.org i ka kushtuar një shkrim special secilës Kombëtare që është kualifikuar në çerekfinale. Në mesin e tyre është edhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Zvicra e filloi Evropianin me një barazim ndaj Uellsit, pastaj humbi 3:0 nga Italia dhe në ndeshjen e fundit në grupe mposhti Turqinë 3:1. Në fazën e eliminimit mundi Francën me penallti pas një barazimi të çmendur 3:3. Ky është suksesi më i madh në një ngjarje madhore, duke u kualifikuar në çerekfinale. E, të premten do të ndeshet me Spanjën.
Top-shënuesi është Haris Seferoviq me tre gola, dy i shënoi ndaj Francës.





