LAJME

UEFA inicon procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Rumanisë

UEFA inicon procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Rumanisë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2024, 21:03

UEFA ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK) dhe asaj të Rumanisë.

Lajmi është konfirmuar nga shtëpia e futbollit evropian UEFA.

“Procedurat disiplinore janë iniciuar kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me Nenin 55 të Rregullave Disiplinore të UEFA-s (DR), pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës e luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Dukagjinin.

Ky veprim i UEFA-s vije pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës e cila u ndërpre në minutat e fundit./GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika