SPORT

UEFA i nis hetimet ndaj Rumanisë, gjashtë akuza për rumunët

UEFA i nis hetimet ndaj Rumanisë, gjashtë akuza për rumunët
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2023, 14:34

UEFA i ka nisur hetimet kundër Rumanisë pas incidentit që ndodhi në ndeshje me Kosovën.

Tifozët rumunë bënë skandal duke e shfaqur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa bënë edhe thirrje “Serbia, Serbia”, duke i fyer me këtë rast futbollistët e Kosovës, që vendosën të largoheshin nga fusha, bashkë me ata rumunë derisa u pastrua ajo pjesë e tribunës.

Për këtë rast, Kosova është ankuar në UEFA.

E sot, shtëpia e futbollit evropian ka nisur hetime ndaj rumunëve, të cilët i ngarkojnë gjashtë akuza.

Sipas burimeve të mediumit rumun “GSP” pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:

Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). Sjellje raciste, ndezja e pishtarëve, hedhja e objekteve në fushë dhe bllokimi i zonave të aksesit publik, janë gjashtë akuzat me të cilat pritet të dënohet Rumania.

Tre të parat janë më të rënda për Rumaninë, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë të luajnë në shtëpi me dyer të mbyllura, pa spektatorë, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe kundër Zvicrës më 21 nëntor, ndeshjen e fundit të kampionatit evropian të Gjermanisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika