Në pikë kalimin kufitar te Aeroporti oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit.Dogana njofton se Njësitet Antikontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje.
Pasi pala ka hyr në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valigjes dhe kontrolle, në njërën nga valigjet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.
Udhëtarja në Aeroportin e Prishtinës kapet me 11 kg stoli argjendi

Gjithsejtë stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

