VENDI

Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni

Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2022, 09:30

Sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Kjo kompani njoftoi se nëntë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00.

Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook ka thënë se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes.

“Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika